Ka ndërruar jetë njëri prej gjashtë personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për 40-vjeçarin Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga djegiet në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.







