Një 51-vjeçar shqiptar në Korfuz akuzohet se ka abuzuar sistematikisht me mbesën e tij 8-vjeçare. Çështja nisi të zbardhej kur vajza 8-vjeçare shkoi te mjeku së bashku me nënën e saj.
Gjatë ekzaminimit, mjeku dyshohet se konstatoi shenja që lidhen me abuzimin dhe njoftoi nënën. Më pas, ajo iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim, duke bërë që të niste një hetim për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur saktësisht dhe për sa kohë kishte zgjatur.
Nga hetimet paraprake dolën të dhëna që çuan në arrestimin e 51-vjeçarit. 51-vjeçari doli sot përpara prokurorit dhe kërkoi afat për t’u paraqitur për të dhënë shpjegimet e tij. Ai i mohon akuzat.
Prindërit e fëmijës kanë paraqitur gjithashtu kallëzim penal. Policia po përpiqet të përcaktojë kohëzgjatjen e abuzimit të dyshuar, rrethanat e sakta në të cilat ai ka ndodhur, si dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e çështjes.







