Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Protestuesit të vendosur në kauzën e tyre, ndalen pranë...

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit të vendosur në kauzën e tyre, ndalen pranë “Air Albania”: Poshtë patronazhistët

37
0

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Turma e qytetarëve është ndalur pranë stadiumit “Air Albania”, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe strukturave të saj.

“Poshtë patronazhistët!” dhe “Ju erdhi fundi!” ishin ndër thirrjet e protestuesve, të cilët vijojnë aksionin në ditën e 103-të të protestës.

Marshimi vjen pas tubimit para Kryeministrisë, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar.