Ballina Lifestyle Jet dhe Inis Neziri bashkojnë forcat për Fest 65!

Jet dhe Inis Neziri bashkojnë forcat për Fest 65!

33
0

Jet pritet të rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH me një projekt të ri, këtë herë në bashkëpunim me këngëtaren Inis Neziri.

Burime pranë projektit bëjnë me dije se kënga do të jetë ritmike, moderne dhe me shumë energji, ndërsa surpriza kryesore pritet të jetë performanca skenike. Jet, i cili është edhe balerin, do të ndërthurë për herë të parë këngën me kërcimin në një performancë të tillë.

Bashkëpunimi vjen pas suksesit të këngës “Në derë do t’i qaj”, e cila u rendit ndër këngët më të klikuara, ndërsa ekipi krijues i saj pritet të jetë sërish pjesë e projektit të ri.

Jet ka qenë gjithashtu finalist i X Factor Albania, ku u rendit në vendin e dytë, ndërsa Fest 65 mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

Festivali i Këngës në RTSH, me një histori që nis në vitin 1962, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës shqiptare dhe prej vitit 2004 shërben edhe si përzgjedhja e përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovision.

Pas rezultateve të mëparshme, pyetja tashmë është: në cilin vend do të renditet Jet në Fest 65?