Ballina Politika Myslim Murrizi: Kush është “tutori” i Edi Ramës prej 2008-ës dhe si...

Myslim Murrizi: Kush është “tutori” i Edi Ramës prej 2008-ës dhe si Engjëll Agaçi u “vari litarin në qafë” disa prej prokurorëve të SPAK

33
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka shpërthyer me akuza të fortë ndaj mazhorancës në pushtet, Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe diplomacisë ndërkombëtare. Z. Murrizi u ndal veçanërisht te përgjimet e reja ambientale të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, duke deklaruar se ato zbardhin mekanizmat se si po grabiten taksat dhe pronat e shqiptarëve. Sipas tij, pikërisht nga këto përgjime del në skenë shtetasi izraelit Roni, të cilin e etiketoi hapur si “tutorin” apo sekserin e Edi Ramës që nga kohët kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës në vitin 2008.

Ish-deputeti hodhi akuza direkte mbi sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se prokurorët e SPAK-ut janë krejtësisht të kapur nga pushteti dhe se ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, u ka “vënë litarin në qafë” drejtuesve të këtij institucioni. Ai përmendi me emra prokurorë si Arben Kraja, Klodjan Braho e Vladimir Mara, si dhe ish-drejtuesin Altin Dumani, duke vënë në dyshim paanësinë e tyre dhe duke denoncuar lidhjet e tyre nepotike e politike.

Sa i përket aferave korruptive, Murrizi denoncoi skemën e re të shëndetësisë me kompaninë OSHIS, ku sipas tij shërbimi i sterilizimit po jepet me dyfishin e çmimit, me gjithë vendimet e formës së prerë të gjyqësorit për grupin e dënuar Beqaj. Po ashtu, ai u ndal te dy anijet-gjeneratorë në Vlorë (TEC-et), duke i cilësuar si rrangalla që kushtojnë realisht 20 milionë euro, ndërsa Shqipëria paguan 100 milionë euro për qiranë e tyre pa u vënë kurrë në punë.