Ballina Aktualitet “Ku ka shkollë Belinda? Ka larë haletë e Greqisë”/ Protesta masive, revoltohet...

“Ku ka shkollë Belinda? Ka larë haletë e Greqisë”/ Protesta masive, revoltohet qytetarja: Shteti dhe hajdutët kriminelë, kanë marrë tokat

148
0

Ka nisur mbledhja e qytetarëve në shehsin “Skënderbej në protestën e 106-te. Një qytetare ka ngritur akuza për pronat dhe përdorimin e tokave për instalimin e paneleve diellore.

Ajo tha se familjes së saj i janë marrë 360 dynym tokë në Fier dhe se institucionet nuk u kanë dhënë përgjigje për pronën.

“Kam ardhur për tokat e tim eti, që i ka punuar për vite të tëra. Shteti dhe hajdutët, kriminelët kanë marrë tokat e Fierit dhe i kanë mbushur me panele diellore. Balluku dhe Subashi shesin në tokën tonë energji elektrike. Janë toka të babait tim, 360 dynym tokë. Nuk na japin një përgjigje”, u shpreh ajo.

Qytetarja akuzoi gjithashtu deputetët dhe kërkoi ndryshime të thella politike, duke bërë thirrje për përfshirjen e të rinjve në drejtimin e vendit.

“Këta janë kriminelë, 140 deputetë duhen shkrirë, të rinjtë duhet të marrin në dorë shtetin. Shteti tek ne ka vdekur, është kthyer në shtet që vret me lekë vëllezërit e motrat tona. Populli të ngrihet dhe të mos rrijë në kafe”, tha ajo.

“Ku ka shkollë Belinda? Në Greqi ka larë me nder haletë. Protesta është e shkëlqyer, këta janë më të bukurit në botë”, tha ajo.