Ballina Aktualitet “Rama trajner, ministrat në rotacion”/ FOTO-LAJM, pankartat me mesazhe ‘pikante’ nga protesta...

“Rama trajner, ministrat në rotacion”/ FOTO-LAJM, pankartat me mesazhe ‘pikante’ nga protesta e 106-të: Mos ndalo, përgjegjësit e dializës duan gjykim

45
0

Në protestën e 106-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh.

“106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjshmëria juaj.” janë disa prej mesazheve që bien në sy gjatë protestës.

Një tjetër pankartë i referohet anulimit të një tenderi me vlerë 50 milionë për hemodializën, ndërsa qytetarët i kanë bërë thirrje SPAK të hetojë çështjen.

“U anulua tenderi 50 milionë – u dëgjua ky shesh, por drejtësisë, sado të ikësh, nuk i shpëton lehtë. SPAK, mos ndalo – anulimi s’është dënim, përgjegjësit e dializës duan gjykim!”, shkruhet në pankartë.

Ndërkohë, një tjetër mesazh ironizon ndryshimet në qeveri dhe rolin e SPAK-ut: “Rama trajner, ministrat në rotacion – SPAK-u sheh nga VAR-i: ‘Ekip me korrupsion!’”.