Laçi ka mposhtur Vllazninë 2-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt të Kategorisë Superiore.
Pasi 45 minutat e para u mbyllën pa gola, fraksioni i dytë nisi “furishëm” për kurbinasit të cilët gjetën golin e avantazhit përmes Orgi Cenës, në minutën e 50-të, shkruan A2.
Në të 74-tën, Vllaznia mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mesfushorit Adrian Mehmeti, i cili çuditërisht nuk erdhi pas një faulli. Kjo solli shumë minuta ndërprerje, pasi arbitri kërkoi edhe boshatisjen e tribunës për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë.
Pas rinisjes së lojës, Laçi goditi sërish rivalin me Traoren (89′) dhe e ruajti avantazhin deri në minutën e 110.
Laçi rikthehet te fitorja duke shkuar në kuotën e 7 pikëve, në vendin e katërt në klasifikim. Vllaznia në anën tjetër mbetet e parafundit, me vetëm 2 pikë.







