Ballina Sport Arbitrja seksi tërbon rrjetin, tifozët bëjnë apel për futjen e VAR-it

Arbitrja seksi tërbon rrjetin, tifozët bëjnë apel për futjen e VAR-it

38
0

Arbitra italiane e futbollit, Giuliana Vigile, ka çmendur fansat me disa foto të publikuara me bikini.

23-vjeçarja u bë virale në fillim të këtij viti për pamjen e saj, teksa tërhoqi vëmendjen e tifozëve gjatë ndeshjeve në divizionet e katërt dhe të pestë të futbollit italian.

Vigile kombinon detyrën si arbitre asistente me modelingun dhe aktivitetin në rrjetet sociale, ku numëron plot 230 mijë ndjekës në “Instagram”.

Qindra prej tyre reaguan menjëherë ndaj një postimi të fundit, ku Vigile pozonte në plazh. E lindur në Çezena, ajo mahniti fansat teksa shijonte detin, e veshur me bikini gri dhe me syze dielli me xhama të errët.

Një prej ndjekësve e cilësoi si një “perëndeshë të bukur”. Një tjetër, me nota humori, komentoi: “Të thërrasim VAR-in, të lutem”. Një i tretë shkroi thjesht: “Perfeksion.” Ndërsa një tjetër admirues komentoi: “Uau, çfarë vajze e bukur!”. Profili i Vigile në “Instagram” është një përzierje mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Fotot nga angazhimet e saj si arbitre asistente shfaqen krah atyre nga restorantet luksoze, udhëtimet dhe ditët e kaluara në plazh. Sipas raportimeve, Vigile ka përfunduar një diplomë në Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitetin historik të Bolonjës.

Megjithatë, ajo duket se ka ambicie të mëdha edhe në botën e arbitrimit të futbollit. Sipas mediave italiane, drejtuesit e arbitrimit në Itali e kanë vlerësuar vazhdimisht pozitivisht performancën e saj kur është caktuar si arbitre asistente.