Ballina Aktualitet ‘Populli pa bukë, Belinda me vila!’/ Protesta e 110-të kundër Ramës, qytetarët...

‘Populli pa bukë, Belinda me vila!’/ Protesta e 110-të kundër Ramës, qytetarët thirrje SPAK: Përgatit prangat për këtë pushtet! Koha kalon, përgjegjësia jo!

37
0

Protesta e 110-të kundër qeverisë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta dhe mesazhe drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë.

Protestuesit kanë ngritur pankarta ku kritikojnë qeverinë për situatën ekonomike, ndërsa e akuzojnë s mbështet oligarkët.

“Për një fjalë në shesh, populli arrestohet, kurse bejlerët dhe oligarkët i lini të pasurohen. SPAK, përgatit prangat për këtë pushtet, se populli nuk ndalet, po e mbron këtë shtet!”, shkruhet në njërën prej pankartave.

Një tjetër pankartë i referohet ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: “Populli pa bukë, nafta me çmime flakë, Belinda me vila, përfundoi në SPAK!”