Ballina Aktualitet Protesta e 110-të/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, mbizotërojnë thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta e 110-të/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, mbizotërojnë thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen!

47
0

Ka nisur marshimi i qytetarëve në ditën e 110-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Grumbullimi i protestuesve është bërë në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama

“Rama, jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve.

Protestuesit vijojnë marshimin, ndërsa protesta e 110-të shënon vijimin e aksionit kundër qeverisë.

Qytetarët pritet të ndalen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën dhe fjalimet e tyre kundër qeverisë Rama.