Ballina Ekonomia Bordi cakton çmimet e karburanteve/ Nafta do të shitet me 219 lekë/litri,...

Bordi cakton çmimet e karburanteve/ Nafta do të shitet me 219 lekë/litri, benzina me 195 lekë/litri

40
0

Pas ringritjes së Bordit të Transparencës, me vendim qeverie më 16 shtator, këtë të shtunë, u caktuan çmimet e karburanteve.

Bordi i Transparencës vendosi që nafta të tregtohet jo më shumë se 219 lekë/litri,

Ndërsa, çmimi i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot në orën 16:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.