Ballina Politika Ron Xhepisti

Ron Xhepisti

55
0

Publicisti Ylli Dylgjeri ka publikuar një satirë në rrjetin e tij social për Ron Yeffet. Dylgjeri e quan “Ron xhepisti” mikun e afërt të Ramës.

Përmes ironisë dhe vargjeve thumbuese, publicisti ngre akuza për tenderat, aferat dhe lidhjet e pushtetit me biznesmenë të afërt me qeverinë siç është rasti i Ron Yeffet, i cili në publikimin e përgjimeve nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pranon se është ngarkuar nga Edi Rama për të kryer punët e këqia të qeverisë.

Satira e Dylgjerit:

Ron xhepisti Roni, ky djalë me plot gjallëri,

Nga e sëmës mbriti n’Shqipëri

Me sy të qeshur, plot lumturi

Po na i vjedh tenderat 1 e nga 1 Ku shkel këmba e tij e lehtë,

Ndizet pazari dhe Rama vetë

Me hapa të shpejtë vrapin e marrin

Sa të kenë Minister Nuf gomarin

Çdo ditë të re me gëzim e pret

Dëgjoni përgjimet se flasin vetë

Mendjen e mprehtë, zemrën flori Roni është sot një krenari

Po rritet i lumtur e me plot shëndet,

Sikurse ëndrat që bën realitet

Se në këtë vend nuk ka më shtet

Guximtar dhe i mbarë gjithmonë,

Ky është Ron xhepisti, djaloshi jonë!