Ballina Aktualitet Dosja Balluku, Igli Tare paraqitet në SPAK

Dosja Balluku, Igli Tare paraqitet në SPAK

60
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare  është paraqitur sërish sot në SPAK. Ai është marrë në hetim në kuadër të dosjes së ish/zvkryeministres së qeverisë Rama, Belinda Balluku.

Tare akuzohet për pastrim parash sepse ka përdorur emrin e tij si ‘prestanome’ për të fshehur vilë në pronësi të Ballukut.

Afera me vilën në Palasë, e dyta e sekuestruar pas një tjetre po në zonën e Dhërmiut, ka rënduar situatën penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, më shumë se një herë. Bashkë me të në këtë aferë akuzohet biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” si dhe ish-futbollisti Igli Tare, pronari në letra i vilës, i cili akuzohet për pastrim parash.