Vazhdon protesta e qytetarëve kundër qeverisë në ditën e 115.
Aktivistët në fjalimet e tyre thanë se kryeminstri Rama dhe qeveria e tij duhet të japin dorëheqjen, pasi skandalet nuk po mbarojnë.
Pasi kanë mbaruar fjalimet e aktivistëve, qytetarët janë duke qëndruar tek bulevardi Dëshmorët e Kombit.
Protestuesit të pajisur me flamuj kombëtar dhe me parrulla të ndryshme, po bëjnë thirrje për largimin urgjent të Ramës.
Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje.







