Ballina Politika Arrestimi i kreut të SHISH në detyrë, flet gazetari Hoxha: Ngjarje e...

Arrestimi i kreut të SHISH në detyrë, flet gazetari Hoxha: Ngjarje e paprecedentë për një vend të NATO-s

113
0

Gazetari Poli Hoxha e ka cilësuar si një goditje tejet të fortë dhe të paprecedentë për një vend anëtar të NATO-s caktimin e masës së arrestit ndaj kreut të shërbimit sekret gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa theksoi se vendimi tregon se janë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe në institucionet e sigurisë.

“Reagimi i kryeministrit, e dimë pra domethënë, është si një detyrim përcaktim, sepse kemi të bëjmë me një goditje shumë të fortë. Është e paprecedent që një vend anëtar i NATO-s, nuk ka ndodhur asnjëherë domethënë, shefi i shërbimit sekret të arrestohet në detyrë.

T’i jepet masa e arrestit në shtëpi në këtë rast, po arrest quhet, në detyrë. Dhe aq më tepër që shefi i shërbimit sekret përzgjidhet nga vetë kryeministri i vendit dhe te ai kalojnë të gjitha ato historitë me dardha mbrapa kurrizit, me mollë, edhe me gjithë frutat e mundshme të kopshtit të tij, të cilat i hanë mbrapa kurrizit të tij. 

Po pra, jo vetëm që e ka zgjedhur vetë, por ai e ka ditur shumë mirë. Domethënë u bë kaq kohë, ai të njëjtën gjë bëri dhe me Kërçanën, domethënë që u bë kaq kohë që mediat aq pak sa kanë dalë nga dosja e AKSHI-t apo për shumë gjëra të tjera, kryeministri ka qenë në informacion.

Dhe gjëja e parë që duhet të bëjë një kryeshtetar, si kryeministër, derisa të sqarohen këto, sa të mbarojnë hetimet, sepse dhe informacionin ata e kanë të dorës së parë nëse SPAK… ai mund ta kishte pezulluar nga detyra sa të mbaronte kjo dhe nuk mund, mund t’ia shmangte Shqipërisë këtë turp, domethënë që shefi i shërbimeve sekrete arrestohet në detyrë dhe ka rënë në një nivel kaq të ulët me llumin e llumit të Shqipërisë.  

Po pra e di, thotë është një reagim përpëlitës, fillon me atë sepse ai e di shumë mirë që ky lloj arrestimi dhe kjo lloj goditje nuk është bërë 100% ose në kokë të vetes nga SPAK-u, sepse bëhet fjalë për të gjithë vendet partnere të NATO-s e të tjerë e të tjerë. Është një ngjarje shumë, shumë e rëndë dhe nuk e di deri ku do shkojë, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për korrupsion.

Tani, të shikojmë hetimet dhe nuk dua të flas para kohe, para SPAK-ut.  Patjetër pra, është institucioni i shërbimit informativ i cili kalkulon, ka brenda nuk ka vetëm luftën kundra drogës, kundra krimit të organizuar, por ka kundërspiunimin për shërbimet e tjera armike të NATO-s dhe të Shqipërisë, ka brenda një sektor shumë të fuqishëm që prej kohësh amerikanët janë të instaluar aty që është antiterrorizmi, e të tjerë e të tjerë.

Kështu që nuk është kaq kollaj domethënë kjo masë, sepse në qoftë se, mund të ishte dhe një masë më e lehtë, por duket që është tejkaluar çdo kufi dhe çdo vijë e kuqe”, u shpreh Hoxha.