Ballina Politika ‘Peshku qelbet nga koka!’/ Deputeti i opozitës akuzon Ramën për standarde të...

‘Peshku qelbet nga koka!’/ Deputeti i opozitës akuzon Ramën për standarde të dyfishta: Siç dorëzove kryetaren e SHISH-it, duhet të kishe dorëzuar dhe Ballukun

102
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi thotë se kryeministri Edi Rama po sillet me 2 standarde kur vendos që të shkarkojë nga detyra shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas masës së sigurisë të lëshuar për të nga SPAK, ndërkohë që nuk “dorëzon” ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet për një sërë rastesh korrupsioni të dyshuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se “peshku qelbet nga koka”, duke nënkuptuar se krimet për të cilat dyshohet Hyseni, nuk mund të ndodhnin pa dijeninë e shefit të Qeverisë, i cili ishte ai që e vendosi në krye të SHISH.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Peshku qelbet nga koka! Pa i prerë kokën, çdo “kokë turku” është vetëm fasadë, për të shpëtuar kokën e Edi Ramës.

Sa i përket “standardit” për ta “dorëzuar” Kryetaren delnikuente të SHISH në duart e drejtësisë, duhet të kishe vepruar edhe me Belinda Ballukun, por nuk e bëre.

Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës.