Ballina Sport Egnatia me “identitet” të ri në Conference League

Egnatia me “identitet” të ri në Conference League

46
0

Egnatia do të paraqitet me një identitet të ri në Conference League. Kështu ka njoftuar faqja e klubit në rrjetet sociale, që shkruaan se është arritur një marrëveshje me markën prestigjioze italiane, “Magma Group”, e cila do të kujdeset për veshjet e reja të rrogozhinasve, vetëm për ndeshjet evropiane.

Kjo marrëveshje u finalizua me kontributin e Menaxherit Ndërkombëtar, Klaudjo Viska, i cili kreu dhe procesin kyç të negociatave deri në përfundim të finalizimit.

Një hap i rëndësishëm për Egnatian në rrugëtimin e tyre të parë historik në një kompeticion si Conference League, ndërsa ky kapitull pritet të nisë në muajin tetor, atëherë kur do të luhet edhe ndeshja e parë përballë Midtjylland, më 15 tetor.

NJOFTIMI:

KF Egnatia njofton nënshkrimin e marrëveshjes trevjeçare me Magma Group, markën italiane të veshjeve sportive, partneri i ri teknik i klubit.

Ky bashkëpunim vjen në një moment historik për Egnatian, pas kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Conference League, ku skuadra do të përfaqësohet me uniformat Magma.

Marrëveshja u realizua me kontributin të Menaxherit Ndërkombëtar, Klaudjo Viska, i cili ndoqi negociatat deri në finalizimin e tyre.

Presidenti Agim Demrozi e vlerëson partneritetin si një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të klubit.

Nisur nga ndeshja e ardhshme në UEFA Conference League, Egnatia do të luajë me Magma dhe Italia do të veshë vendin e shqiponjave.