Ballina Politika ‘Përdori gjuhën e kryeministrit’/ Agron Shehaj për reagimin e Vlora Hysenit ndaj...

‘Përdori gjuhën e kryeministrit’/ Agron Shehaj për reagimin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Ishte kërcënim, institucionet e shtetit të reagojnë

56
0

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte sot në një studio televizive ku komentoi sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH sot në dyert e SPAK ndaj gazetares Klodiana Lala.

Shehaj u shpreh se shantazhi që i bëri Hyseni gazetares është një kërcënim i hapur, duke përdorur gjuhën e kryeministrit.

Shehaj shtoi se institucionet e shtetit shqiptar duhet të reagojnë, pasi kemi një kërcënim për cilindo gazetar që bën punën e tij duke zbuluar zullumet e qeverisë.

Shehaj: Sulm i poshtër i papranueshëm, nuk i drejtohet vetëm KL por i drejtohet gjitha mediave. Të gjitha gazetarëve që punojnë për të nxjerrë zullumi e kësaj qeverie. Duhet të kishte reaguar kryeministri. Kur një gazetar kur sulmohet para derës së gjykatës, kryeministri duhet të flasë. Të dalë në mbrojtje të medias de gazetarëve. Nuk pres që kjo të ndodhë. Gjuha e përdorur është e përdorur rëndomtë nga kryeministri.

Ajo që më bën përshtypje është arroganca. Duhet të merremi me fenomenin. Është thjesht një kërcënim. Mesazh që nëse sulmoni do shpif, do kërcënojë. Institucionet e shtetit duhet të reagojnë. Fatkeqësisht është rezultati i drejtimit të një shteti në mungesë totale të ligjit por me një qëllim konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës.