Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një tjetër denoncim të fortë në kuadër të skandalit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Sërish në qendër të këtij skandali është Ergys Agasi. Berisha shkruan se sipas qytetarit dixhital, Agasi përgjonte këdo që dëshironte.
Agasin e ndihmonte Jurgen Kole, drejtor i Operacionales në SHISH dhe Iglis Sadikaj, shefi i njërës prej bazave në terren.
POSTIMI I PLOTË
Përgjimet e SHISH-it në shërbim të bandave
Gysi vinte në përgjim çdo person që dëshironte.
Drejtori i Operacionales, Jurgen Kole, dhe Iglis Sadikaj, kryesorë në këtë veprimtari të paligjshme.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
“Si je, Doktor?
Po të vë në dijeni për një nga personazhet kryesorë që ka institucioni i SHISH-it. Ai është drejtori i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole, të cilin e keni denoncuar si pronar të lokalit në Bërzhitë, ku takoheshin shpesh Gysi me Vlorën.
Personi kyç që bënte çdo qokë të Vlorës Hysenit, që nga porositë e Gysit të saj për përgjimet dhe deri te përndjekjet e personave që Gysi i kërkonte Vlorës, ministrave, zyrtarëve të tjerë, deputetëve të opozitës etj., me apo pa dokumentacionin përkatës, pa protokoll dhe pa dokumentim zyrtar!
Ai është leva kyçe e saj, i cili akoma vazhdon të ushtrojë detyrën!
Për të kryer punët e Gysit dhe Vlorës, Jurgen Kole përdor shefin e njërës prej bazave në terren, që quhet Iglis Sadikaj.
Të gjithë thonë se ajo bazë është e drejtorit dhe se përdoret për punët e tij dhe të Vlorës, pra, kuptohet, për punët e shefit, që është Gysi.
Situata është e njëjtë, Doktor, pasi ai vazhdon akoma me urdhra, duke vijuar linjën e Vlorë Hysenit dhe Gysit të Troplinëve! Ju lutem, anonim!”







