Ballina Lifestyle Ben Affleck pranon se fëmijët e tij tallen me të kur përpiqet...

Ben Affleck pranon se fëmijët e tij tallen me të kur përpiqet t’u japë këshilla dashurie

31
0

Ben Affleck ka treguar me humor se fëmijët e tij shpesh e vënë në lojë kur përpiqet t’u japë këshilla për marrëdhëniet romantike.

Djali i tij 17-vjeçar madje i ka thënë: “Ti qenke ekspert për marrëdhëniet?”, duke iu referuar martesave të tij të kaluara.

Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

Ai dhe Garner u martuan në vitin 2005 dhe u divorcuan në vitin 2018.

Në vitin 2022, Affleck u martua me Jennifer Lopez, por edhe kjo martesë përfundoi me divorc në vitin 2024.

Pavarësisht ndarjes, Affleck ka folur me respekt për Lopez dhe ka theksuar se marrëdhënia e tyre përfundoi pa drama të mëdha publike.

Ndërkohë, ai ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me Jennifer Garner.

Affleck madje dëshironte që ajo të luante bashkëshorten e tij në filmin “Animals”, por Garner nuk e pranoi rolin, i cili përfundimisht iu dha Kerry Washington.

Në përgjithësi, Affleck e përshkruan marrëdhënien me Garner si shumë të mirë dhe thotë se është jashtëzakonisht mirënjohës ndaj saj.