Ballina Aktualitet Kush do të drejtojë SHISH pas Hysenit?/ Karamuço: Këta janë emrat e...

Kush do të drejtojë SHISH pas Hysenit?/ Karamuço: Këta janë emrat e propozuar Ramës

60
0

Pas masës së sigurisë arrest shtëpie të Vlora Hysenit, pikëpyetje ngrihen lidhur me drejtuesin e ri të institucionit më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka zbuluar disa nga emrat që, sipas tij, janë në diskutim për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Ai tha se emrat e propozuar deri më tani janë ai i Ilir Gjonit, Eduart Merkajt si dhe të një ambasadori.

“Janë disa emra mbi tavolinën e kryeministrit. Emri i parë është i Ilir Gjonit, ish-ambasadorit në NATO. Kam dëgjuar drejtuesin e Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve, Eduart Merkaj. Kam dëgjuar një ambasador që mund të dalë nga diplomacia e të kthehet në SHISH. Dhe drejtuesi i komanduar i shërbimit mund të jetë një kandidaturë.”