Ballina Aktualitet FOTO-LAJM/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 122, qytetarët mesazh Ramës: Vlorën...

FOTO-LAJM/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 122, qytetarët mesazh Ramës: Vlorën e lëshove sapo ra në rrjetë, Bela të dërgon në burg përjetë!

20
0

Protesta antiqeveritare ka vijuar edhe në ditën e 122-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura gjatë tubimit.

“122, pushteti s’është privilegj”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pankartë i drejtohet si mesazh i drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar akuzave ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Vlorën e lëshove shpejt, sapo ra në rrjetë, Belën nuk e prek dot se të dërgon në burg përjetë!”, shkruhet në pankartë.

Ndërkohë, një tjetër mesazh i protestuesve lidhet me akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë.

“Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person, dita 122, narkoregjimin po e rrëzon!”, shkruhet në një tjetër pankartë.