Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të mërkure.
Siç u raportua fillimisht, Bala, dikur kreu i Policisë së Durrësit dhe shef i Forcës Operacionale në Tiranë, do pyetej për çështjen e Ergys Agasit.
Pas 40 minutash në ambientet e SPAK, Bala doli para medieve, por shmangu përgjigjet e pyetjeve.
Teksa u pyet nga gazetarët për arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ai e shmangu pyetjen duke thënë me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do ju gjeja këtu”.
Kujtojmë se Bala është mik i ngushtë i Ilir Prodës, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, i cili po ashtu po hetohet në kuadër të kësaj afere







