Ballina Bota Aksident i tmerrshëm në Kinë/ Nëna dhe fëmija hidhen nga makina që...

Aksident i tmerrshëm në Kinë/ Nëna dhe fëmija hidhen nga makina që u përplas me barrierat

25
0

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Kinë, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën nga një fouristradë gjatë një përplasjeje me barrierat mbrojtëse në autostradë.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së automjetit, duke dokumentuar momentin kur makina humb kontrollin dhe rrotullohet disa herë në rrugë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Nanjing Ring, pasi drejtuesi i fouristradës bëri një manovër të papritur për të shmangur një objekt plastik që ndodhej në rrugë. Pas manovrës, automjeti doli nga kontrolli, u përplas me barrierat anësore dhe më pas u rrotullua me forcë në autostradë.

Sipas policisë, babai dhe djali, të cilët ndodheshin në sediljet e përparme, kishin vendosur rripat e sigurimit dhe për këtë arsye nuk pësuan dëmtime.

Ndërkohë, nëna dhe fëmija që ndodheshin në sediljet e pasme nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Gjatë përplasjes, të dy u hodhën jashtë automjetit përmes xhamit të pasmë.

Si pasojë e aksidentit, nëna dhe fëmija pësuan fraktura në krahë, ndërsa familja mundi t’i mbijetojë përplasjes. Pamjet e aksidentit tregojnë qartë momentin e frikshëm kur automjeti tip SUV përplaset me barrierat dhe humbet plotësisht kontrollin.