Ballina Europë Italia ngre alarmin për Detin e Kuq: Misioni i BE-së nuk mjafton,...

Italia ngre alarmin për Detin e Kuq: Misioni i BE-së nuk mjafton, duhen më shumë anije

30
0

Italia ka paralajmëruar se forcat e angazhuara aktualisht në misionin detar të Bashkimit Europian në Detin e Kuq nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e anijeve tregtare.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e ngriti shqetësimin pas një takimi në Romë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Crosetto mirëpriti gatishmërinë e disa vendeve për të shtuar kontributin, por tha se angazhimi mbetet i pamjaftueshëm.

Misioni europian “Aspides” u krijua në vitin 2024 për të mbrojtur transportin tregtar nga sulmet e Houthive të Jemenit. Sipas diplomatëve të cituar nga Reuters, aktualisht janë të dislokuara gjashtë anije luftarake.

Kaja Kallas ka deklaruar se misionit do t’i nevojiteshin më shumë se 10 anije luftarake për të kryer në mënyrë efektive detyrën. Italia ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë anije të tjera dhe u ka kërkuar aleatëve europianë të rrisin kontributin.

Çështja ka marrë rëndësi të shtuar për shkak të situatës së sigurisë në Detin e Kuq dhe rëndësisë së ngushticës Bab el-Mandeb për tregtinë ndërkombëtare.