Ballina Sport Shqipëria “mund veten” në Finlandë, kuqezinjtë humbin vendin e parë në grup

Shqipëria “mund veten” në Finlandë, kuqezinjtë humbin vendin e parë në grup

59
0

Shqipëria u mposht me përmbysje 2-1 nga Finlanda në duelin e tretë të raundit në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran e nisën sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me goditjen me kokë të Rei Manajt.

Rrjedha e përballjes ndryshoi tërësisht në minutën e 21-të kur portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje jashtë zonës.

Nga ajo goditje dënimi, mesfushori Walta barazoi shifrat për vendasit duke mbyllur pjesën e parë në baraspeshë 1-1. Edhe me një lojtar më pak, Shqipëria humbi një rast ideal në minutën e 61-të ku Stavro Pilo dështoi të shënonte përballë portierit.

Dhjetë minuta më vonë, Walta realizoi golin e dytë personal duke përmbysur përfundimisht rezultatin për përfaqësuesen finlandeze.

Fundi i ndeshjes shoqërua me polemika pasi Uzunit iu mohua një penallti, ndërsa Daku u ndal nga portieri vendas.

Me këtë disfatë, Shqipëria zbret në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Finlanda merr kryesimin e grupit me 7 pikë.