Ballina Kronika Gruaja luante bixhoz me lekët e pensionistve, djali rreh policin, ndalohet dhe...

Gruaja luante bixhoz me lekët e pensionistve, djali rreh policin, ndalohet dhe babai, shefi shërbimeve bashkisë, Feta Mataj për kanosje

77
0

Feta Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, Elizabeta Mataj, është ndaluar nga Policia, nën dyshimin se është përfshirë në një rast kanosjeje.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja po hetohet nga strukturat e Policisë së Durrësit, ndërsa rrethanat dhe motivet që kanë çuar në ndalimin e Matajt pritet të sqarohen gjatë vijimit të hetimeve.

Ndërkohë, një ditë më parë, edhe djali i Feta Matajt është ndaluar nga Policia e Durrësit. Ai aktualisht po ndiqet në gjendje të lirë, ndërsa vijojnë verifikimet për përfshirjen e tij në ngjarje.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar të detajuar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin. Pritet që autoritetet të bëjnë publike rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e ndërmarra nga organet ligjzbatuese.

Njoftimi Policise:

Specialistët për Krimet e Rënda të DVP Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin F. M., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj shtetasit F. M. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.