Ballina Aktualitet Rrjeti amerikan ABC NEWS: Vazhdojnë protestat kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Rrjeti amerikan ABC NEWS: Vazhdojnë protestat kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

124
0

Policia përdori topat e ujit kundër studentëve protestues në kryeqytetin e Shqipërisë të mërkurën, ndërsa përleshjet vazhduan për të dytën ditë radhazi.

Demonstruesit iu bashkuan një fushate më të gjerë kundër qeverisë, e cila kundërshton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Efektivët e policisë, të pajisur me uniforma dhe mjete për ndërhyrje në trazira, u përleshën me të rinjtë që kishin ngritur barrikada në rrugë duke përdorur kazanë plehrash në flakë.

Demonstratat nisën për shkak të pakënaqësive me sistemin publik të arsimit në Shqipëri, por më pas studentët iu bashkuan të ashtuquajturës lëvizje “Flamingo”, kundër qeverisë. Kjo lëvizje kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, për shkak të akuzave për korrupsion të përhapur gjerësisht.

E quajtur “Revolucioni i Flamingove”, pasi protestuesit përdorën pankarta me figurën e shpendit rozë, kjo lëvizje ka organizuar prej muajsh tubime kundër projektit të propozuar në zonën bregdetare, duke shtuar tensionet politike në Shqipëri.

Të martën vonë, një tubim studentor u shndërrua në dhunë, kur demonstruesit thyen vitrinat e dyqaneve dhe shkaktuan trazira, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Policia bëri të ditur se gjatë natës u ndaluan 23 persona, ndërsa gjashtë efektivë policie dhe një gazetar mbetën të plagosur.