Në këto ditë protestash në Shqipëri, sopranoja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka ndarë një mesazh sensibilizues për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke vënë theksin te shpresa, besimi dhe rëndësia e dëgjimit të zërit të brezit të ri.
“Asgjë nuk është më e dhimbshme, sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja”, shkruan Mula në mesazhin e saj.
Ajo thekson se të rinjtë meritojnë hapësirën për të ëndërruar, për të besuar dhe për t’u dëgjuar, pasi në zërat e tyre qëndron shpresa dhe e ardhmja e vendit.
Mesazhi i artistes vjen si një thirrje për më shumë vëmendje ndaj brezit të ri, aspiratave të tij dhe nevojës për të ndërtuar një të ardhme ku të rinjtë të ndihen të vlerësuar dhe të dëgjuar.
“Në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, përfundon mesazhi i Inva Mulës.
Inva Mula është soprano e njohur shqiptare, me karrierë të spikatur në muzikën operistike edhe në skenat ndërkombëtare.
Mesazhi i Inva Mulës
“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”.







