Ballina Kronika Alarm për bombë në Gjykatën dhe Prokurorinë e Fierit, boshatisen godinat, priten...

Alarm për bombë në Gjykatën dhe Prokurorinë e Fierit, boshatisen godinat, priten verifikimet nga strukturat përkatëse

38
0

Një mesazh kërcënues për bombë ka shkaktuar alarm në Gjykatën dhe Prokurorinë e Fierit, duke çuar në evakuimin e godinave.

Pas marrjes së mesazhit, administrata dhe personat që ndodheshin në ambientet e institucioneve janë larguar, ndërsa në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e plotë të mesazhit kërcënues apo nëse është konstatuar ndonjë lëndë e dyshimtë.

Pritet që strukturat përkatëse të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse kërcënimi është real.