Ballina Aktualitet Balluku në SPAK, hetimet zgjaten edhe me 3 muaj, deri në janar...

Balluku në SPAK, hetimet zgjaten edhe me 3 muaj, deri në janar 2027

39
0

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit këtë të martë në SPAK, ku prokurorët e posaçëm e informuan për zgjatjen e afateve të hetimit edhe për 3 muaj të tjerë, deri në janar të vitit 2027.

Ish-ministrja e Infrastrukturës ishte e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia. Mësohet se SPAK i ka kërkuar të pandehurës Balluku të paraqitet edhe për të dhënë shpjegime në një nga ditët në vijim.

Balluku është nën hetim për korrupsion e pastrim parash, ndërsa e pandehur për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka sekuestruar deri më tani dy vila që dyshohen si pasuri e fshehur e ish-numrit dy të qeverisë.