Ballina Aktualitet Eduard Ndocaj kundërofertë Ramës: Ti dhe 2.500 euro për policët, unë ofroj...

Eduard Ndocaj kundërofertë Ramës: Ti dhe 2.500 euro për policët, unë ofroj 10.000 euro kush hedh në koshin e mbeturinave një ministër ose kryeministrin!

50
0

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ja sfiduar hapur njoftimin e kryeministrit Edi Rama, se nga Janari 2027, ai do të ofrojë rritje page deri ën 2.500 euro për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që po shërbejnë në ballë të protestës studentore.

Me zë dhe figurë, Ndocaj thotë se ai ofron 5.000 euro për këdo që hedh në koshin e mbeturinave një deputet dhe ia dërgon me video, ose 10.000 euro për një ministër ose kryeministrin.

“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro, kush hedh një deputet të Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike në koshin e plehrave. Ju garantoj se do keni 5 mijë euro për çdo deputet në koshin e plehrave, 10 mijë euro për çdo ministër në koshin e plehrave”, shprehet ish-deputeti.

“Jemi dakord zoti Edi Rama?! 10.000 euro edhe për kryeministrin në koshin e plehrave”, përmbyll Eduart Ndocaj.

Eduart Ndocaj është biznesmen i suksesshëm shqiptar në Itali dhe vite më parë kryeministri Edi Rama e përfshiu në listat e deputetëve të PS. Pas një mandati, marrëdhënia mes tyre u kris dhe Eduart Ndocaj është kthyer ndër kritikët e tij më të fortë.