Ballina Kronika Kanosën 28-vjeçarin për borxhin dhe i morën dy makina/ Arrestohet 34-vjeçari në...

Kanosën 28-vjeçarin për borxhin dhe i morën dy makina/ Arrestohet 34-vjeçari në Lushnjë, i gjendet armë neuroparalizuese

39
0

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit dhe është shpallur në kërkim një 37-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kanosur një 28-vjeçar për shlyerjen e një borxhi.

I arrestuari u kap në flagrancë në Lushnjë, teksa merrte dy automjete në këmbim të shumës së pretenduar, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë neuroparalizuese, e cila u sekuestrua nga policia.

Njoftimi i policisë: 

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Këmbimi”.

Kanosën një shtetas (rezident në Itali), për t’iu kthyer borxhin, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese. Sekuestrohen 2 automjetet dhe pistoleta neuroparalizuese.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.