Ballina Aktualitet Përshkallëzohet revolta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë, policia përgjigjet...

Përshkallëzohet revolta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

56
0

Ka nisur përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa janë përgjigjur edhe këta të fundit.

Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Numri i studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit është i lartë.

Kërkesa e protestuesve është një dhe e pandarë: largimi i Edi Ramës si kryeministër dhe i qeverisë së tij.

Në mënyrë simbolike, studentët i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në Rrugën e Durrësit, para ministrisë së Arsimit.