Ballina Aktualitet Protesta kombëtare/ Hita zbret në terren, jep porositë për efektivët: Respektoni parimin...

Protesta kombëtare/ Hita zbret në terren, jep porositë për efektivët: Respektoni parimin e proporcionalitetit!

47
0

Në prag të protestës kombëtare të studentëve, e cila pritet të nisë sot në orën 14:00, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur në terren për të inspektuar efektivët e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Hita ka mbledhur drejtuesit e shërbimeve policore, duke u dhënë porosi të qarta për respektimin e ligjit dhe parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjeve. Ai ka theksuar se Policia e Shtetit duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, duke shmangur çdo veprim që bie ndesh me ligjin.

Kreu i Policisë u ka kërkuar efektivëve të ruajnë qetësinë, të tregojnë përmbajtje dhe t’u vijnë në ndihmë qytetarëve që mund të kenë nevojë.

Gjithashtu, Hita ka udhëzuar drejtuesit e shërbimeve që të marrin masa për të parandaluar aktet e dhunshme dhe për të reaguar ndaj tyre vetëm në përputhje me ligjin.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.

Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm