Ballina Aktualitet Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet studentëve në shesh: Më dhemb shpirti për...

Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet studentëve në shesh: Më dhemb shpirti për rininë

50
0

Një protestuese e veçantë është parë sot përpara Ministrisë së Arsimit, në protestën e studentëve.

Ajo është këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako.

Këngëtarja në një prononcim të shkurtër ka thënë se është në tubim, sepse i dhemb shpirti për studentët, për të cilët realiteti nuk është aspak i mirë.

Përpara Ministrisë së Arsimit janë studentët, ndërsa edhe përfaqësues të PD-së pritet të bashkohen me ta.

Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të korruptuar dhe se zgjidhja vjen vetëm me ikjen e tij dhe të qeverisë së tij.