Ballina Kosovë Shiroka Pula pritet nga kryeministri Peter Magyar në Budapest

Shiroka Pula pritet nga kryeministri Peter Magyar në Budapest

67
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin hungarez, presidentja Shiroka Pula mori pjesë në një shfaqje solemne të organizuar për nder të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Ceremonia u mbajt në Teatrin e Operës në Budapest, ku artistë dhe ansamble hungareze prezantuan interpretime muzikore dhe artistike në shënim të kësaj ngjarjeje historike.

Njoftimi i plotë:

“Presidentja Shiroka Pula u prit nga kryeministri Magyar dhe mori pjesë në shfaqjen solemne për 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar.

Pas takimit, Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në shfaqjen solemne në Teatrin e Operës, të organizuar për nder të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956, me interpretime muzikore dhe artistike nga artistë dhe ansamble hungareze”, thuhet në njoftimin e Presidencës.