Ballina Aktualitet Dita e 14-të e protestës, studentët grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e protestës, studentët grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit

54
0

Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë në ditën e 14-të radhazi, ndërsa studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish këtë të hënë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Studentët vijojnë protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Tubimi vjen pas gati dy javësh protestash të pandërprera, të cilat janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe me persona të plagosur dhe të shoqëruar.

Pavarësisht incidenteve, studentët nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre kryesore për largimin e kryeministrit Rama.

Ministria e Arsimit vijon të mbetet një nga pikat kryesore të grumbullimit që prej nisjes së protestave, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë që institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre.