Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, i ka vënë anëtarët e qeverisë së tij në stërvitje ushtarake.
Sipas mediave të huaja, Ahmed ka thënë se stërvitjet do të ndihmojnë në ndërtimin e udhëheqësve të disiplinuar, ndërsa vendi përballet me luftime të përtërira në veri dhe pasiguri të vazhdueshme në rajone të tjera.
Fotografitë tregojnë kryeministrin duke marrë pjesë në ushtrime fizike së bashku me ministrat e kabinetit, zëvendësministrat dhe krerët e institucioneve qeveritare.
Zyrtarët shihen duke vrapuar dhe duke bërë pompa, ndërsa imazhe të tjera i tregojnë ata të ulur së bashku pas ushtrimit.







