Ballina Aktualitet “Diploma nuk pi ujë në Shqipëri”/ Media holandeze, jehonë aktualitetit në vend:...

“Diploma nuk pi ujë në Shqipëri”/ Media holandeze, jehonë aktualitetit në vend: Protestuesit refuzojnë Ramën bashkë me karriget e tij

64
0

Media holandeze i ka kushtuar një artikull situatës së protestave në Shqipëri. Het Parool ka vënë në dukje ngritjen e studetëve shqiptarë dhe kërkesat e tyre.

Sipas gazetës holandeze, të rinjtë, studentët dhe protestuesit kërkojnë të gjithë në kor dorëheqjen dhe largimin e Ramës.

Artikulli vijon me shkrimin se ata refuzojnë ftesën për dialog duke i dhënë kryeministrit Edi Rama një përgjigje të diktuar nga dhuna policore, djegien e karrigeve të vendosura përpara Kryeministrisë.

Gazetarët holandezë shprehen të interesuar për të ardhmen politike të Shqipërisë, ku vërehet një largim masiv.

Çudi medias amsterdamase i reflekton dhe mënyra si Rama po kërkon të imponojë sërish rendin, vënia e gjobave. Gjobitja për ata që nuk iu binden urhdrave policore gjatë demonstratës është një element që citohet.

Pjesë nga artikulli i medias holandeze:

“Kryeministri Edi Rama dëshiron të flasë me protestuesit dhe ka vendosur karrige përpara parlamentit. Protestuesit po e refuzojnë këtë ftesë.

Të rinjtë protestues në Shqipëri preferojnë të mos ulen në vendet e Kryeministrit Rama. Një diplomë nuk të hyn në punë për asgjë.

Ky është komunizëm! 

Paketa e masave kundër dhunës synon t’u mbyllë gojën njerëzve. Policia përdor dhunën për t’i frikësuar dhe terrorizuar ata”.