Shpërthimi i bujshëm i Erion Veliajt nga qelia – përmes një letre publike ku akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën për shantazh, transferim të dhunshëm dhe kërcënim me “100 vite burg” nëse nuk dorëzon Bashkinë e Tiranës te Arbër Hajdari – ka shkaktuar një tërmet të cilin, në Partinë Socialiste po e mbajnë në “frigorifer” deri kur të vendosë Edi Rama “gatimin e mëtejshëm”.
Përballë kësaj akuze frontale ku kryebashkiaku i burgosur sfidon hapur kryeministrin duke i kërkuar dorëheqjen, pyetja se ku janë zhdukur zërat e vetëshpallur si kritikë dhe rebelët e brendshëm prek thelbin e krizës aktuale të regjimit të brendshëm në PS.
Heshtja e figurave që së fundmi i jashtë shitur publikut si profile të pavarura, kritike apo të luftëtarëve për demokracinë e brendshme në parti, si Elisa Spiropali apo Erion Braçe, nuk janë gjëkundi.
Nuk kanë as televizor e as telefonë, për t’u njohur me ngjarjet apo për të komentuar.
Fatmir Xhafaj apo Bledar Çuçi, fillimisht u vunë në lëvizje për të kërkuar të drejtat e Veliajt të transferuar në Fier, por heshtja e tyre e menjëhershme, nuk është rastësi.
Konflikti mes Ramës dhe Veliajt nuk është më një fërkim administrativ, por një dimension mbijetese politike dhe penale.
Për çdo zyrtar apo deputet të PS-së, rreshtimi në krah të Veliajt tashmë nuk lexohet si demokraci e brendshme, por si akt tradhtie të hapur ndaj kryetarit, që shoqërohet me koston e përjashtimit të menjëhershëm nga sistemi i pushtetit.
Fati i vetë Erion Veliajt shërben si një kambanë alarmi, ndërsa struktura e partisë është shndërruar në një mekanizëm ku besnikëria e verbër ka zëvendësuar debatin.
Fakti që Çuçi mbylli gojën pas lëvizjeve të brendshme dhe se Xhafaj preferon distancimin taktik tregon se presioni i aparatit qendror është i pakalueshëm.
Kur përplasja degeneron në kërcënime me raporte të drejtpërdrejta ekzekutive-gjyqësore, instinkti i vetëmbrojtjes mbizotëron mbi parimet.
Akuzat e Veliajt kanë shkatërruar fasadën e unitetit socialist, ndërsa heshtja e përgjithshme dëshmon se ultimatumi i Edi Ramës ka prodhuar efektin e dëshiruar të frikës, ku heshtja është bërë çmimi i mbijetesës brenda oborrit socialist.
Nëse nuk flasin tani, shpëtimtarët e demokracisë së brendshme në PS, duhet të heshtin përgjithmonë dhe të vijojnë të bëjnë atë që kanë bërë: votën ku e do Edi Rama.
Barazimi me Zegjinenë e me Sara Milan nuk është është operacion i vështirë.







