Ballina Politika “Rama në burg”/ Protestuesit i rezervojnë pritje të pazakontë kryeministrit në Bruksel

“Rama në burg”/ Protestuesit i rezervojnë pritje të pazakontë kryeministrit në Bruksel

71
0

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Aktivistët e kanë pritur me thirrjet “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kreut të qeverisë.

Momenti është publikuar nëpërmjet një videoje, ku dëgjohen aktivistët duke artikuluar mesazhin e tyre kundërshtues ndaj kryeministrit.

Me herët gjate ditës Edi Rama ka dhëne dhe nje intervistë për Euronews, ku është revoltuar nga pyetjet e gazetares, Maria Tadeo! Rama ka komentuar zhvillimet ne Shqipëri dhe protestat e studenteve.

“Policia ishte më e dëmtuar në këto demonstrata. Po të shihni media sociale dhe tv që marrin informacion nga mediat sociale ajo që do mendonit për atë që ka ndodhur në Shqipëri është unike për brutalitetin e policisë. Do të na duhet të përballemi me këtë brez që po rritet në realitetin e vet, nuk është e lehtë”.