Vendi ynë pritet të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 17 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.







