Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, përmes të cilit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke propozuar si alternativë vendosjen e një garancie pasurore.
Në kërkesën e paraqitur, Beqaj ka ofruar shumën prej 2 milionë lekësh, ndërsa i ka lënë gjykatës mundësinë të përcaktojë një vlerë tjetër, nëse e konsideron të përshtatshme për zëvendësimin e masës aktuale të sigurisë.
Kjo është një tjetër përpjekje e ish-ministrit për të siguruar një masë më të lehtë sigurie. Beqaj ka paraqitur edhe më herët kërkesa të ngjashme pranë gjykatës, por të gjitha janë rrëzuar, duke lënë në fuqi masën e vendosur ndaj tij.







