Nga dita e djeshme, mediat kanë nisur të “hetojnë” veten per deklaratat që kanë dhënë lidhur me emerimin e befasishëm si ministre Shëndetësisë të Klodiana Spahiut, duke e lidhur me një premtim që ajo kishte bërë para Ramës dhe që tashmë eshtë një fakt!.
Në fakt Spahiu aty ka qenë, e bindur, për me shumë se 17 vite si shërbyese e socialistëve, sidomos e Ramës. Edhe Rama ja ka ditur vlerat si mjeke, se doktoratura ka dalë vonë.
Fakti që Spahiu ishte “qarmania” më e madhe sa kohë Dako ishte kryetar bashkie, po edhe drejtuesi politik i PS në Durrës nuk e kishte bindur Ramën që ajo mund të bënte mrekullinë, ose me sakte të ishte e bindur, e përulur. Fakti që deputetja që votohej për hir së vërtetës, ishte thjeshte amballazhi i PS, sidomos kur Dakos ju donte nje deputete femër për të mbajtur kurorën në ditën e deshmorve.
Jo se PS nuk kishte femra, po i duhej një gjatësi me Gjushin. Largimi i Dakos dhe ardhja e Sakos së dytë duket se ndryshoi gjerat. Shpërthimi emocionues i Spahiut në takimin e prezantimit te Sakos së dyte si kandidate: “O motër Emirjana” ndryshoi shumë gjëra. Nuk është momenti për leje ndertimi apo të tjera gjëra. Kishte ikur njeriu që e kishte masakruar politikisht, madje edhe duke e vënë të tetën në listë, kur nuk e kishin planifikuar fare.
Motra e zhytur në një llum që as vetë nuk di si dilet krijoi edhe ndryshimin rrenjesor. Mjekja Spahia është e aftë të jetë e bindur dhe përulur po jo për të vënë kurora me lule te deshmoret! (Ndjesë nuk dijmë kë nga dëshmorët kishte të afert aty). Kaq ju desh mjeshtrit që pa te janë “mutera” të gjithë. Një leje ndertimi zbuloi edhe dashurinë e motrave, Sako -Spahiu.
Sako e bindi Ramën se ajo është e bindur, e përulur, e dëgjueshme, edhe pse shkoi të kandidonte te PD-ja. Mediat paralajmeruan kompromisin e madh: një projekt që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si blihen barnat dhe pajisjet mjekësore për spitalet publike.
Motra e motrës që paraqitet në SPAK për ca lekë xhepi, 20 milion euro, tashmë ishte tunduar dhe po zëvendesonte ministren që nuk la seminarë, takim, pa ju thënë ndërkombëtarve se nuk kishin ilaçe po ama po bënin mrekullinë në spitale duke futur Intelegjencën Artificiale.
Ndërsa ajo, Evis Sala, u largua një ditë të bukur, se kjo do të largohet një ditë shumë të keqe dhe këtu nuk ka profeci, Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka konfirmuar publikisht se qeveria është gati të çojë përpara projektligjin për krijimin e një shoqërie aksionere, e cila do të marrë përsipër furnizimin e sistemit publik shëndetësor.
Nuk ka të bëjë këtu me formimin e saj, me bindjen se çfarë po bën dhe kujt do ti shërbejë. Ajo gjithmonë për ata që e kanë njohur e ka pranuar dështimin. Thjeshtë ka të bëjë se ajo kur vjen puna te “motra” është “e përulur”, “e bindur”, “e urtë”, “e dëgjueshme”, po kur vjen puna edhe të firmosi për atë që i quan “mut”, kjo kthehet në nder dhe përgjegjësi.
Sot, projekti që mbeti i pafirmosur gjatë drejtimit të Salës rikthehet në tryezë me mbështetjen publike të ministres së re. Në një intervistë e paraqiti krijimin e shoqërisë aksionere si zgjidhjen që do t’u japë fund mungesave të barnave dhe produkteve mjekësore në spitalet shqiptare.
“E vetmja zgjidhje do të jetë vetëm atëherë kur garancinë për ta furnizuar sektorin publik e merr shteti. Çfarë dua të them me këtë? Nëpërmjet kësaj sh.a.-je do të jetë shteti garant i lidhjes dhe blerjes së këtij medikamenti direkt tek kompania mëmë dhe nuk do të ketë më mungesa në tregun e shëndetësisë shqiptare në lidhje me furnizimin me medikamente dhe me produkte mjekësore”, deklaroi Spahiu.
Por pas premtimit për furnizim të garantuar qëndron një projektligj, kompetencat e të cilit shkojnë shumë përtej blerjes së barnave drejtpërdrejt nga prodhuesit. Dhe pikërisht këtu nis debati mbi atë që qeveria synon të ndërtojë në një prej sektorëve më të ndjeshëm dhe më të kushtueshëm të shërbimeve publike.
Ajo u ka thënë qytetarve që do të largohet, kur të mos realizoj premtimin e një paisje. Ketë do bëj. “Motrës” që i dha akses me leje ndertimi, tashmë duhet ti zërë edhe vendin si kandidate. Loja është se Ramës ju donte një firmë për një tendër që të premtonte një kandidaturë. Klodiana Spahiu do ti thotë durrsakëve se për shendetin e popullit ajo dorëhiqet dhe do ti sherbeje mireqenies dhe interesave të tyre. Kur “motra” te shkon në Spak, duhet një tjetër kandidate, e kur nuk i ka ngel as edhe nje i mundshem, perveë një roje, firma e Spahiut, është edhe largimi për të kandiduar në Durrës, nëse gjërat nuk marrin qasje tjetër, apo diskush tjeter ka personalitet dhe nuk është lëpirë me “mortën”. Rama nuk flet kot për sirianë, di edhe histori deputetësh të tij në mardhënie me to!







