Ballina Politika Kuçana akuza për manipulim masiv të votave të diasporës: Fakte të pakundërshtueshme...

Kuçana akuza për manipulim masiv të votave të diasporës: Fakte të pakundërshtueshme dhe kallëzim penal në ditët në vijim

46
0

Duke iu referuar veçanërisht votave nga Durrësi, Kuçana shprehu bindjen se të gjitha fletët e votimit janë plotësuar nga e njëjta dorë, duke favorizuar në mënyrë të konsiderueshme Partinë Socialiste. Ajo shtoi se kjo është një sjellje e papranueshme, veçanërisht duke marrë parasysh mbështetjen historike të diasporës për Partinë Demokratike.

Në fund të prononcimit, Ilirjana Kuçana paralajmëroi një kallëzim penal të thelluar që do të dorëzohet së shpejti në Prokurori, duke akuzuar disa grupe kriminale për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor dhe duke premtuar se emrat e kandidatëve dhe përfituesve të këtyre skemave do të bëhen publikë.

Ilirjana Kuçana:

“Vota e diasporës është një votë e manipuluar, të mbledhim fakte. Janë nga e njëjta dorë, i njëjti stilolaps, 90% e tyre do t’i kishin zili edhe Enver Hoxha dhe Partia Komuniste.

Pra, kjo duket qartë që është votë e manipuluar, duket qartë që është një dorë që i ka plotësuar. Ju siguroj se ne kemi mbledhur fakte dhe do t’i bëjmë publike.

Edhe numëruesit dhe vëzhguesit i keni aty, ne jemi duke i filmuar dhe jemi duke mbledhur provat për t’i konstatuar, sepse kemi prova se këto vota janë manipuluar.

Sot shikojmë me zë e figurë se këto vota janë manipuluar.

Me votat e Durrësit kemi konstatuar se qoftë forma e stilolapsit, qoftë kryqi janë e njëjta dorë që i ka plotësuar.

Shikojmë se 80-90% janë për PS, me një kryeministër që këto 12 vite ka urryer shqiptarët dhe diasporën që ta votojnë këtë kryeministër.

Aq më tepër që ne kemi parë se diaspora ka qenë me PD, ju keni parë edhe vetë takimet e opozitës dhe mbështetjen e diasporës për to. Normalisht ne do të bëjmë edhe një kallëzim penal më të thelluar sa i përket kësaj çështjeje dhe unë do të kem një kallëzim në ditët në vijim në Prokurori për disa grupe kriminale që kanë marrë lojën ndërmjetësuese.

Do t’i bëj publikë emrat dhe kandidatët që janë votuar në Durrës, të cilët janë mbështetur nga këto banda”.