Ballina Lifestyle Filmi i ri i Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson u vlerësua me...

Filmi i ri i Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson u vlerësua me duartrokitje gjashtëminutëshe në Kanë

23
0

Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson befasuan publikun në Festivalin e Filmit në Kanë me dramën e tyre të re psikologjike “Die, My love”.

Ky film u drejtua nga regjisorja skoceze Lynne Ramsay dhe u shfaq premierë të shtunën, pas së cilës publiku e shpërbleu atë me një ovacion gjashtëminutësh në këmbë.

Siç shkruan Variety, ndërsa duartrokitjet jehonin në sallë, Lynne Ramsay i ndali duartrokitjet e publikut me fjalët: “Jam shumë e emocionuar. Faleminderit aktorëve të jashtëzakonshëm”.

“Die, My love” është një dramë që tregon luftën emocionale dhe psikologjike të personazhit kryesor të luajtur nga Jennifer Lawrence.

Ajo luan rolin e një gruaje që përballet me depresion pas lindjes dhe lufton me paqëndrueshmëri psikologjike. Robert Pattinson portretizon bashkëshortin e saj në film, dhe marrëdhënia e tyre jofunksionale tregohet përmes një serie skenash intensive.

Filmi është një adaptim i romanit “Die, My love” nga Ariana Harwicz i vitit 2017, i cili trajton temën e depresionit pas lindjes dhe episodeve psikotike.

Përveç rolit kryesor, Jennifer punoi në film edhe si producente.

Krahas saj dhe Pattinson, në film luajnë edhe LaKeith Stanfield, Sissy Spacek dhe Nick Notte.