Ballina Sport E konfirmon klubi brazilian, Nejmari konfirmohet pozitiv pas testit!

E konfirmon klubi brazilian, Nejmari konfirmohet pozitiv pas testit!

56
0

Nejmar, siç është raportuar nga klubi i Santosit, po kalon disa shqetësime shëndetësore. Sulmuesi brazilian është konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Nejmar i mungon skuadrës në seancat stërvitore prej ditës së enjte. Pikërisht kjo mungesë kishte shqetësuar edhe tifozët, që po pyesnin për të.

Testi i radhës ndërkohë do të bëhet të hënën. Mungesa në ndeshjen e radhës të kampionatit në anën tjetër është e pritshme.

Kjo pasi Nejmar u ndëshkua me karton të kuq në javën e fundit. Kështu 33-vjeçari do të ketë kohë për t’u rikuperuar.