Ballina Kuriozitete Evolucioni i ngjyrës së lëkurës së evropianëve/ Pigmenti i errët ka qenë...

Evolucioni i ngjyrës së lëkurës së evropianëve/ Pigmenti i errët ka qenë i përhapur deri 3000 vite më parë

14
0

Prej mijëra vitesh, pamja e evropianit që njohim sot ka pësuar transformime të thella. Një studim i ri ndërkombëtar, që bazohet në analizën e 348 gjenomeve antike, zbulon se deri 3,000 vjet më parë, lëkura e errët ishte dominuese nga Spanja, Italia e deri te Rusia.

Gjatë Epokës Paleolitike, 45,000-13,000 vite para erës sonë, thuajse të gjithë evropianët kishin lëkurë të errët. Por me kalimin e kohës, sytë e kaltër filluan të shfaqeshin, sidomos në veri, ndërsa lëkura dhe flokët e çelët u bënë më të shpeshtë, veçanërisht pas migrimeve nga Anatolia 10,000-4,000 vite para erës sonë.

Një rol të veçantë luajti edhe përzierja me njeriun Neandertal, që ishte vendosur në Evropë që 500,000 vjet më parë. Sipas studiuesve, gjenet e Neandertalit, që gjenden edhe sot te evropianët, ndikuan që lëkura, sytë dhe flokët të zbardheshin.

Ndërsa që nga Epoka e Hekurit e më pas, lëkura e çelët u bë dominuese, si pasojë e përshtatjes gjenetike ndaj dritës më të ulët dhe nevojës për të prodhuar vitaminën D.

Sot, 3% e ADN-së që bartin evropianët vjen nga njeriu Neandertal, dhe asnjë popullsi tjetër autoktone e kontinenteve të tjerë nuk e ka këtë gjurmë gjenetike.

Një dëshmi që e kaluara gjenetike qëndron brenda nesh, duke formësuar pamjen, shëndetin, madje edhe përshtatjen tonë me mjedisin.

Evropa që njohim sot… ka pësuar transformime që i referohen një procesi mijëvjeçar, ku natyra, gjenetika dhe migrimet kanë lënë gjurmën e tyre.